Kosova

Mbyllet festivali “Anibar”, këta janë fituesit

Pas një jave përplot filma konkurrues, prezantimeve, dhe punëtorive është përmbyllur edicioni i 9-të i Festivalit të Filmit të Animuar "Anibar", ku janë ndarë edhe çmimet për 6 kategori. Në këtë edicion ishin shfaqur rreth 2.000 filma.

Juria e ndarë në Grand Jury dhe Student Jury, këtë vit është përbërë nga 11 pjesëtarë të cilët në vazhdimësi i kanë përcjell dhe vlerësuar filmat në bazë të kritereve që kanë vlerësuar storien, efektet speciale, dhe teknikën e përdorur të animacionit.

Grand Jury/Juria e madhe e përbërë nga  Kendra Haaland, Anita Killi, Joana Rytel, Holger Lang, dhe Lana Tankkosa-Nikolic, për kategorinë ndërkombëtare ka përzgjedhur: Çmimi i Jurisë së Madhe për filmin më të mirë ndërkombetar iu është ndarë:  “Carlotta’s Face” nga Valentin Riedl dhe Fréderic Schuld.

Çmimi për filmin më te mirë të metrazhit të gjatë iu është ndarë:  “Chriss the Sëiss” nga Anja Kofmel. Çmimi në kategorinë e animacionit  më te mirë në Ballkan i dhurohet filmit Untravel nga Ana Nedeljkovic dhe Nikola Majdak.

Çmimi kryesor për filmin më të mirë të animuar nga kategoria e studentëve iu nda Floëer Found nga Jorn Leeuëerink

Çmimi për kategorinë e videoklipit më të mirë animuar iu dha filmit Happy nga Luce Grosjean, ndërsa  Çmimi i publikut i është ndarë filmit Irony nga Radheya Jegatheva .