Shqipëria

Mbyllet kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë, doganierët grekë 24 orë grevë

Dogana greke do të zhvillojë një grevë dhe për pasojë nuk do të do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit të Greqisë dhe anasjelltas, por vetëm lëvizja e këmbësorëve

 

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë do të mbyllet për 24 orë. Kështu, duke nisur nga nesër në datë 19 tetor 2017 në orën 07:00 deri në 20 tetor 2017, ora 07:00, Dogana greke do të zhvillojë një grevë dhe për pasojë nuk do të do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit të Greqisë dhe anasjelltas, por vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Njoftimi i plotë i policisë shqiptare:

Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 19.10.2017 deri në orën 07:00 të datës 20.10.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejtë shtetit të Greqisë dhe anasjelltas.

Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.