Kultura

Më 11 nëntor, albumi i parë i Ardian Bujupit

"Thi Is My Time" është titulli i albumit. Ai konsideron se kështu pasqyrohet më së miri gjendja e tij e tashme emocionale

Ardian Bujupi, i cili u bë i njohur me kualifikimin e tij në vendin e tretë të spektaklit të madh gjerman të muzikës DSDS, më në fund do të publikojë albumin e tij të paralajmëruar prej kohësh.

Siç shkruan portali www.tikonline.de, këngëtari i lindur në Kosovë i ka dhënë vetes kohë të mjaftueshme për të punuar në albumin e tij debutues, të cilin do ta promovojë më 11 nëntor.

“Thi Is My Time” e ka titulluar 20 vjeçari singlin të cilin do ta publikojë më 11 nëntor. Ai konsideron se në këtë këngë pasqyrohet më së miri gjendja e tij e tashme emocionale.

“Gjatë muajve të fundit kam pasur shumë vendime për të marrë, por tash, më në fund po vjen koha që të merrem me atë që aq shumë e dua. Me muzikën. Unë e di, fansat e mi janë të gatshëm”, ka thënë Ardiani.

Të përmendim se po të njëjtën ditë do të ketë promovimin e albumit të tij edhe rivali dhe miku i tij, fituesi i DSDS, Pietro Lombardi