Bota

Më 2016 në BE kanë marrë azil 700 mijë njerëz

Më shumë se 700.000 azilkërkues kanë përfituar mbrojtjen në 28 vendet e BE-së në vitin 2016. Në vitin 2015 ky numër ishte dy herë më i vogël

Vendet e BE-së vitin e kaluar kanë miratuar statusin e refugjatit ose një tjetër formë të mbrojtjes të më shumë se 700.000 njerëzve, shumica nga Siria, tha Eurostat. Më shumë se 700.000 azilkërkues kanë përfituar mbrojtjen në 28 vendet e BE-së në vitin 2016. Në vitin 2015 ky numër ishte dy herë më i vogël, përcjell albinfo.ch.
Pastaj azilkërkuesit kanë marrë edhe rreth 330.000 familjarë të tyre. Është supozuar se mbi një milion njerëz kishin ardhur në Evropë, kryesisht refugjatë nga luftërat në Siri dhe Irak, refugjatë ekonomikë, duke kërkuar punë. Nga numri i përgjithshëm i atyre që morën statusin e mbrojtur, 405.600 janë nga Siria, 65,800 nga Iraku, 61,800 nga Afganistani. Më shumë se 70 për qind e sirianëve morën azil në Gjermani.