Integrimi

Më 9 qershor parada e shqiptarëve në New York

Këtë vit parada do ti dedikohet  veteranëve dëshmor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve  të kombit për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Edhe këtë  vit Organizata Rrënjët Shqiptare dhe Komuniteti Shqiptar në Amerikë do të organizojnë paradën e shqiptarëve në qytetin e Neë Yorkut që tashmë po kthehet në traditë, transmeton albinfo.ch.

Drejtuesit e organizatës  “Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare”, thonë se këtë vit parada do ti dedikohet  veteranëve dëshmor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve  të  kombit për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ata i bëjnë thirrje mediave, televizive Shqiptare në Kosovë e Shqipëri që ti bashkohen këtij evenimenti të Diasporës Shqiptare.

Parada Shqiptare 2018 do organizohet me datën 9 qershor në 43 rrugë dhe 6 Avenue.