Sport

Me gjithë supergolin e Shaqirit, vetëm barazim për Bazelin

Për Lucernin janë aktivizuar: Hyka, Kukeli dhe Kryeziu ndërsa për Bazelin, përveç Shaqirit ka luajtur edhe Xhaka

FC Basel, kampioni aktual i Superligës dhe FC Luzern, i dyti në radhitje, i kanë ndarë pikët në ndeshjen e luajtur sot pasdite në stadiumin e Lucernit. 1 me 1 ka qenë rezultati në fund të ndeshjes, ndërsa golat i kanë shënuar Xherdan Shaqiri për FC Basel, që në minutën e tretë dhe Dario Lezcano në minutën e 59 për Lucernin.

Shaqiri me një gol të mrekullueshëm ka befasuar shikuesit që në fillim të ndeshjes, duke e sjellë skuadrën e tij në avancim. Të inkurajuar nga “lojtari i dymbëdhjetë”, publiku vendës që kësaj here kishte ardhur në numër rekord (17 mijë shikues), lojtarët e Lucernit ia dolën që të barazojnë. Lezcano ka qenë ai që ka shënuar në minutën e 59.

Me gjithë faktin se FC Basel nuk fitoi, ai edhe më tutje ka një diferencë prej 17 pikësh ndaj FC Luzernit.

Për Lucernin janë aktivizuar: Hyka, Kukeli dhe Kryeziu ndërsa për Bazelin, përveç Shaqirit ka luajtur edhe Xhaka.

Në këtë video mund të shihni supergolin e Xherdan Shaqirit: