Integrimi

Me helikopter arrestohet hajduti shqiptar

Ai kishte plaçkitur një shtëpi dhe ishte munduar të ikë, por policia zvicerane me ndihmën edhe të një helikopteri e ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar

Me mbështetjen nga ajri nga një helikopter i Forcave Ajrore të Zvicrës, natën e së enjtes është arrestuar një hajdut i dyshuar shqiptar nga policia kantonale në Aargauer. Ai është shqiptar 26-vjeçar, shkruan ‘nzz.ch’.

Ai kishte plaçkitur një shtëpi, duke i vjedhur stolitë, por edhe para të gatshme. Ai është fshehur në afërsi në vendit të ngjarjes, por kur ka parë policinë, ka filluar të ikë, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak para orë 20:00, kur policia kishte vërejtur të dyshuarin, i cili më pas ishte zhdukur në errësirë. Për të arrestuar të dyshuarin ka dalë në ndihmë edhe një helikopter i armatës zvicerane, që kanë bërë të mundur arrestimin e shqiptarit.