Shkurt.ch

Më pak drogë e kapur në aeroportin e Cyrihut

220 kilogramë drogë është konfiskuar nga tetori deri në dhjetor në aeroportin e Cyrihut nga dogana e aeroportit dhe policia kantonale. Bëhet fjalë për një rënie të konsiderueshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Droga është gjetur, ndër të tjera, në kamera dhe ngarkues telefonash.

16 kg kokainë, 5 kilogramë heroinë, rreth 12 kilogramë marihuanë dhe hashash, katër kg drogë kanë rënë në gjurmë të policisë së aeroportit nga policia e trafikut dhe rojat kufitare, përcjell albinfo.ch njoftimin e policisë.

Në tremujorin e katërt të vitit 2015 forcat e sigurisë kishin kapur 550 kilogramë substancë narkotike në aeroportin e Cyrihut.

Droga ishte gjetur në valixhet me funde të rreme, në pajisjet elektrike. Dhjetë burra dhe tetë gra ishin arrestuar nga policisë kantonale në lidhje me këtë. Njerëzit erdhën nga Brazili, Venezuela, Ekuadori, Gjermania, Spanja, Lituania, Holanda dhe Nigeria.