Bota

Më pak të papunë në Austri

Norma e papunësisë, sipas përkufizimit kombëtar, në fund të gushtit ishte 7.7 për qind

Papunësia në Austri vazhdoi rënien në gusht, kështu që muajin e kaluar gjithsej 374,792 njerëz ishin të papunë.

Kjo, sipas deklaratës, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar bëhet fjalë për një rënie prej 3.6 për qind.

Në të njëjtën kohë, në Shërbimin e Punësimit (AAS) janë raportuar 61.868 pozita të hapura, një rritje prej 43.5 për qind, përcjell albinfo.ch.

Papunësia në mesin e të rinjve ka rënë ndjeshëm, ndërsa në më të vjetër se 50 vjet ajo u rrit lehtë. Sikurse me fuqinë punëtore vendëse (-5.7 për qind), të huajt (-5.1) gjithashtu ulën numrin e të papunëve.

Norma e papunësisë, sipas përkufizimit kombëtar, në fund të gushtit ishte 7.7 për qind.