Shkurt.ch
Me referendum kundër ligjit mbi angazhimin e detektivëve socialë
Me ligjin kundër të cilëve mbahet referendumi, më lehtë vendoset për vëzhgimin e personave të dyshuar për abuzim se sa për vëzhgimin e të dyshuarve për terrorizëm
Çështja e diskutuar prej vitesh, ajo e angazhimit ose jo të detektivëve socialë për të vëzhguar abuzuesit potencialë të ndihmave sociale dhe atyre invalidore, më në fund do të marrë përgjigjen e popullit.
Kjo do të realizohet përmes referendumit, për mbajtjen e të cilit është angazhuar një grup qytetarësh, i drejtuar nga shkrimtarja e njohur, Sibylle Berg, bën të ditur srf.ch.
Ky grupim ka arritur të grumbullojë numrin e nevojshëm për iniciimin e referendumin, gjegjësisht, ka siguruar më shumë se 55 mijë nënshkrime gjatë 61 ditëve të kaluara. Iniciativa kërkon kundërshtimin e ligjit, i cili u mundëson sigurimeve sociale që të vëzhgojnë personat nga kategoritë e përmendura, në rast dyshimi për abuzim, transmeton albinfo.ch. Ky ligj qe miratuar në Parlamentin e Zvicrës nüe sesionin e sivjetëm pranveror.
Kundërshtarët e ligjit e kritikojnë atë se, sipas tyre, e vë popullin nën dyshim gjeneral dhe shkel sferën private. Me ligjin në fjalë, sipas kritikëve, më lehtë vendoset për vëzhgimin e personave të dyshuar për abuzim se sa për vëzhgimin e të dyshuarve për terrorizëm.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf