Shkurt.ch

Me referendum, për ashpërsimin e Ligjit të ri të Azilit

Sipas bartëses së iniciativës, SVP/UDC-së, Zvicra, duke u siguruar azilkërkuesve «avokatë falas» vetëm sa do të bëhej më atraktive për refugjatët

Me 65.375 nënshkrime të vlefshme, është plotësuar kushti i nevojshëm për referendumin mbi ligjin e ri të azilit. Siç njofton Zyra Federale me këtë janë krijuar kushtet që populli të vendosë mbi ndryshimin e Ligjit të Azilit.

Reforma e azilit, e votuar më parë nga parlamenti përmban disa ndryshime që shkojnë drejt ashpërsimit por dhe racionalizimit të procedurës së azilit. Veç tjerash me atë reformë  ishte mendohet të bëhej shkurtimi i procedurës por dhe sigurimi që mbrojtja juridike e azilkërkuesve të ushtrohet në qendrat federale të azilit, nga të cilat ata nuk mund të marrin transfer pa njohjen e azilit.

Këto ishn dy pikat ndaj të cilave SVP kishte vërejtje serioze dhe për të cilat e ka iniciuar referendumin, njofton srf. Po ashtu sipas bartëses së iniciativës, SVP/UDC-së, Zvicra, duke u siguruar azilkërkuesve «avokatë falas» vetëm sa do të bëhej më atraktive për refugjatët