Gjuha
Me romanin e tyre, nxënësit gjermanë ndihmojnë fshatin SOS në Kosovë
Ata kanë vendosur që fitimin nga libri t`ia falin fshatit të fëmijëve në Kosovë (SOS Kinderdorf). Për këtë fshat përkujdeset ish boksieri i famshëm nga Kosova Luan Krasniqi
Nxënësit e klasës 6e të një shkolle në Rottweil kanë shkruar së bashku një roman kriminalistik ndërsa për ta realizuar këtë projekt interesant kanë pasur ndihmën e mësuesit të tyre Uwe Ortwich i cili gjatë kohës së lirë shkruan tregime kriminalistike, shkruan schwarzwalderbote.de.
Por, ajo që e bën interesant për shqiptarët nuk është rrëfimi i romanit sa dedikimi që ia kanë bërë nxënësit autorë, librit të tyre.
Ata kanë vendosur që fitimin nga libri i cili tashmë është i disponueshëm online dhe në letër, t`ia falin fshatit të fëmijëve në Kosovë (SOS Kinderdorf), transmetonalbinfo.ch.. Për këtë fshat përkujdeset ish boksieri i famshëm nga Kosova Luan Krasniqi.
Romani është fryt i angazhimit të shumë nxënësve të klasës 6e, mësuesit të letërsisë, mësueses së artit, drejtorit të shkollës etj.
Ndërsa ideja me ndihmën për fëmijët e Kosovës ka ardhur pas kontaktit me Luan Krasniqin. Mësuesi Ortwich në kuadër të lëndës për kompetencën sociale ua ka prezantuar boksierin e famshëm si model të suksesit.
Nxënësit i kanë shkruar një letër boksierit që jeton në qytetin e tyre, i cili nuk ua ka vonuar përgjigjen, përcjellalbinfo.ch. Veç kësaj, Luani ua ka dërguar edhe një autograf, i cili i ka gëzuar shumë nxënësit, thotë Ortwich me krenari.
Kush interesohet për përmbajtjen e librit dhe dëshiron të ndihmojë fshatin kosovar të fëmijëve, këtë mund ta bëjë duke blerë librin elektronik që gjendet në faqen e internetit të shkollës reale të Rottweilit. Ai kushton 0.99 euro.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?