Sport

Më shumë futbollistë shqiptarë në Superligën zvicerane

Në edicionin e ri pritet të ketë më shumë futbollistë shqiptarë. Grasshopper po e kërkon mesfushorin e njohur Pajtim Kasami, kurse Sioni është vënë pas Valon Behramit, Ledian Memushajt dhe Migjen Bashës

Në Superligën e Zvicrës luajnë shumë futbollistë shqiptarë, duke qenë kyç në skuadrat e tyre. Kështu ka ndodhur në vitet e fundit, shkruan albinfo.ch.

 

Por, në edicionin e ri pritet të ketë më shumë futbollistë shqiptarë. Grasshopper po e kërkon mesfushorin e njohur Pajtim Kasami, kurse Sioni është vënë pas Valon Behramit, Ledian Memushajt dhe Migjen Bashës.

 

Edhe nëse këto transferime nuk ndodhin, Andi Zeqiri është rikthyer nga Juventusi në Lausanne. Gjithashtu edhe Burim Kukeli rikthehet në elitë me Zurichun, edhe pse nuk dihet nëse do të jetë pjesë e kësaj skuadre.

 

Siç dihet kampion me Baselin është mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka.