Bota

Më shumë inflacion në Eurozonë

Inflacioni në Eurozonë ka regjistruar përshpejtimin minimal në nëntor, në krahasim me muajin tetor, sipas vlerësimeve paraprake të zyrës statistikore evropiane “Eurostat”.

Rritja mujore e çmimeve të konsumit është përshpejtuar në 0.6%, krahasuar me 0.5% në tetor, sipas të dhënave paraprake.

Kontributin më të madh të inflacionit në Eurozonë në nëntor e kanë çmimet e shërbimeve, të cilat raportuan rritje prej 1.1%, sipas vlerësimeve të “Eurostat”, përcjell albinfo.ch.

Rritja e çmimeve të ushqimeve, pijeve alkoolike, duhanit dhe produkteve të duhanit përshpejtuan në 0.7% krahasuar me 0.4% në tetor, ndërsa mallrat jo të energjisë industriale kanë mbetur stabile në vlerë prej 0.3%.

Vetëm çmimet e energjisë kanë shënuar rënie në nëntor, sipas vlerësimeve paraprake të “Eurostat”.