Lifestyle
“Meant To Be”, e Bebe Rexhës nominohet për çmimet Billboard
“Unë jam një vajzë nga New Yorku, nuk mendoja se do të isha e nominuar për një çmim ‘country’!”, ka thënë Rexha
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses. Këngëtarja u bë artistja e parë shqiptare e nominuar në ceremoninë më prestigjioze të muzikës, “Billboard Music Awards”. “Meant To Be” në bashkëpunim me Florida Gorgia Line, është kënga e cila i siguroi asaj nominim për kategorinë “Top Country Song”.
“Unë jam një vajzë nga New Yorku, nuk mendoja se do të isha e nominuar për një çmim ‘country’!”, ka thënë Rexha.
DJ Khalid dhe Bebe Rexha i bënë të ditur të nominuarit në kategoritë e mëdha të këtyre shpërblimeve në emisionin “Today”, përfshirë çmimet si “Artisti më i mirë”, “Kënga më e mirë ‘Hot 100’ dhe “Artisti i ri më i mirë”.
Ndërkaq, pjesa tjetër e nominimeve u shfaq nëpërmjet një transmetimi të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, në faqen e Facebookut të Billboard dhe faqen e BBMA në këtë rrjet social.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe