Turizëm

Media austriake flet me miradije për qytetin relaksues të Shkodrës

Xhamitë janë të hapura për të gjithë njerëzit. Karrocat e fëmijëve, veturat dhe biçikletat ndajnë rrugët. Shkodra është një qytet relaksues në Shqipëri. Mbase, sepse historia ishte krejtësisht ndryshe, shkruan fillimisht e djathta austriake Die Presse.

E përditshmja austriake ka folur me një katolike e cila është martuar me një musliman. Në “qytetin më të vjetër të Shqipërisë” kjo është krejtësisht normale, përcjell albinfo.ch. Korrespodenti i “Die Presse” gjithashtu ka vizituar fototekën Marubi me 150 mijë fotografi mes viteve 1858 deri 1974.

“Fake news kanë ekzistuar prej atëherë. Në një foto origjinale të 1936 tregohen dy patriotë që qëndronin sëbashku në ballkonin e bashkisë Shkodër me Enver Hoxhën. Por më pas regjimi largoi të dy nga fotografia për shkak se u përndoqën politikisht nga sistemi komunist.”

Në vijim Die Presse shkruan edhe për mikpritjen shqiptare, ku gjatë rrugës merr shumë oferta familjare për një kafe si dhe për hapjen e shtetit ndaj fesë në fillim të viteve 90-të.

Përveç Kalasë së Rozafës, përmendet edhe ura osmane e shekullit XVIII, “Ura e Mesit”, që është më e mirëmbajtura.

Në fund të shkrimit për Shkodrën, flitet edhe për lundrimin gjatë verës në Koman ku vizitohet nga shumë turistë vendorë dhe të huaj.