Shqipëria

Media austriake: Socialisti Rama i vetmuar karshi konservatorëve të BE

Presidenti francez Emmanuel Macron mendon të kërkojë që të mos diskutohet tema e zgjerimit për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të BE në 2019, përcjell albinfo.ch. Ai kërkon shumicë të madhe në parlamentin europian, për të mundësuar edhe zbatimin e reformave të tij.

Vetingu ose reforma në drejtësi në Shqipëri vlen si model për vendet tjera të rajonit. Ata kanë marrë nën vëzhgim 800 prokurorë dhe gjyqtarë shqiptarë të cilët dyshohen për korrupcion. Deri tani në mënyrë vullnetare kanë dhënë dorëheqje 19 prokurorë dhe gjyqtarë, shkruan “Der Standard”.

Megjithatë shumë venda europiane janë akoma skeptike për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë për anëtarësim në BE. Mbi të gjitha Franca, por edhe Danimarka dhe Hollanda, përcjell albinfo.ch. Nëse dy të fundit mund të binden për votën pro gjatë samitit të 28 dhe 29 qershorit, është Franca ajo që mund ta bllokojë e vetme.

Presidenti francez Emmanuel Macron mendon të kërkojë që të mos diskutohet tema e zgjerimit për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të BE në 2019, përcjell albinfo.ch. Ai kërkon shumicë të madhe në parlamentin europian, për të mundësuar edhe zbatimin e reformave të tij.

PD lobon kundër Shqipërisë në BE

Edi Rama ka pak miq në Europë, pasi shumica e qeverive europiane janë konservatore të djathta. Në anën tjetër, opozita e partisë së djathtë konservatore PD lobon kundër fillimin të bisedimeve në BE, pasi “nuk dëshiron suksesin e qeverisë”.

Gjithashtu ka persona edhe në CDU dhe CSU që janë kundër fillimit të bisedimeve. Por në fund e ka fjalën kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila është “për” fillimin e negociatave.

Dyshimet kryesore ndaj Shqipërisë janë krimi i organizuar (veçanërisht droga) dhe korrupcioni. Për këtë Shqipëria duhet të luftojë maksimalisht kundër paragjykimeve europiane ndaj saj.