CH-Ballkani
Media zvicerane: Shkëmbimi i territoreve përbën rrezik rajonal
“Prej në 1990 ideja e shkëmbimeve ishte në tryezën e bisedimeve, gjithashtu edhe gjatë periudhës së shpalljes së pavarësisë 2008,” tha profesori i ETH, Bieri, përcjell albinfo.ch. “Të dyja shtetet përmes shkëmbimit të territoreve mund të zgjihnin një problem.”
Pas deklaratave për shkëmbim territoresh, ndarjen e kufijve në baza etnike, nga presidenti serb Aleksandër Vucic dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mediat gjermanofone vijojnë të shkruajnë për ngjarjet e fundit në rajon.
“Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës nuk është ide e re,” shkruan zviceranja tagblatt.ch, e cila ka marrë në intervistë edhe ekspertin ballkanik, Matthias Bieri.
“Prej në 1990 ideja e shkëmbimeve ishte në tryezën e bisedimeve, gjithashtu edhe gjatë periudhës së shpalljes së pavarësisë 2008,” tha profesori i ETH, Bieri, përcjell albinfo.ch. “Të dyja shtetet përmes shkëmbimit të territoreve mund të zgjihnin një problem.”
Me këtë marrëveshje, Serbia do njihte pavarësinë e Kosovës dhe do i hapeshte rrugë anëtarësimit në BE, mendon më tej Bieri. Megjithatë, kjo ide mund të përbëjë edhe rrezik.
“Ndryshimi i kufijve mund të sjellte rreziqe të shumta në Ballkan. Rreziku më i madh është reaksioni zinxhir, që mund të dilte nga kontrolli: mbi të gjitha Bosnja – e cila mund të ndahej mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve.”
Sipas ekspertit të ETH, Bosnja ka rrezik më të madh për konflikt ushtarak sesa Kosova.
Gjysëm milion shqiptarë në Maqedoni
Shqetësime për idenë e shkëmbimit të territoreve ka edhe për Maqedoninë, ku në veri dhe perëndim të vendit jetojnë rreth gjysëm milion shqiptarë. Gjithashtu edhe në Malin e Zi jetojnë dhjetëra-mijë shqiptarë. Çfarë nëse Kosova do motivonte edhe shqiptarët tjerë për ndryshim kufijsh në shtetet e tyre?
“Shumica e shqiptarëve do përshëndesnin unionin e tyre në rajon,” thotë në fund Bieber. Pas unionit të shqiptarëve, një gjë të ngjashme do kërkonin edhe kombet tjera të rajonit.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën