Shqipëria

Mediat angleze shkruajnë për dezertimin e katër ushtarakëve shqiptarë

Lajmi për dezertimin e katër komandove shqiptarë në Angli ka bërë bujë edhe në mediat angleze. Madje, mediat më të mëdha angleze kanë raportuar për këtë rast, përcjell albinfo.ch.

E përditshmja “The Sun” shkruan se katër komandot të cilët u zhdukën në një mision trajnues në Britani, dyshohet se po fshihen, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka nisur një hetim për ta.

Katër ushtarakët e dezertuar janë Reni Ajazi, Ylber Kotori, Aleksandër Shkulalu dhe Kleviz Lamaj dhe rrezikojnë deri në pesë vite burg.

“Ata ishin në mesin e 11 shqiptarëve të trajnimit të NATO-s në Uellsin qendror, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë natën e fundit në Londër, u paguan nga Ministria e Mbrojtjes”, raporton “The Sun”.

Edhe e përditshmja “Daily Mail” shkruan për dezertimin e tyre, derisa përmend se gjendja e tyre në Shqipëri ishte shumë e rëndë, dhe kishin një pagë prej 220 funteve ishte arsyeja kryesore pse kanë dezertuar.