CH-Ballkani

Mediat e huaja: Vizitoni Shqipërinë

Plazhi është i jashtëzakonshëm, peizazhi mahnitës apo edhe malet e bukura, janë disa nga bukuritë që të mahnitin

Numri i mediave të huaja që rekomandojnë të vizitojnë Shqipërinë po rritet dita-ditës. Njëra ndër to është edhe “Huffington Post”, që rekomandon të vizitohet Shqipëria, përcjell albinfo.ch.

Kjo faqe shkruan se Shqipëria është një vend shumë atraktiv sidomos për të bërë një tur me biçikletë.

Por, Shqipëria ka edhe shumë bukuri tjera. Plazhi është i jashtëzakonshëm, peizazhi mahnitës apo edhe malet e bukura, janë disa nga bukuritë që të mahnitin.

Gjithashtu edhe natyra është e mrekullueshme, ashtu si edhe vendet turistike, apo edhe ushqimet shumë të mira, kurse edhe çmimet janë shumë të arsyeshme.

Por, edhe ‘tourism-review.com’, shkruan për bukuritë e Shqipërisë, sidomos të jugut, duke veçuar qytetin e Sarandës, që ofron shumë mundësi për turistët.

huffingtonpost