Bota
Mediat e pavarura kubane nuk e duan ndihmën e Trumpit
Mediat kryesore të pavarura kubane thonë se nuk duan asgjë nga iniciativa e re e administrues Trump për të përkrahur më shumë media në ishull, ngase kjo praktikë mund të konsiderohet si ndërhyrje në politikën kubane dhe mund të duket se ata janë shërbëtorë të SHBA-së.
Departamenti amerikan i Shtetit muajin e shkuar njoftoi krijimin e një taskforce për internet në Kubë, e cila do të shqyrtonte mundësitë për zgjerimin e qasjes në internet dhe media të pavarura. E kjo taskforcë u mblodh për herë të parë të mërkurën, përcjell albinfo.ch.
Iniciativa është kritikuar në Kubë edhe nga qeveria, por edhe nga organizatat që amerikanët donin të ndihmonin. “Nuk flasim këtu për diçka që vetëm ngrit tensionin në situatën shtetërore politike, por është hap që mund të dëmtojë kredibilitetin në mediat tona të pavarura”, tha Elainde Diaz që në vitin 2015 themeloi gazetën “Periodismo de Barrio”, të përqendruar në mjedis.
E të rinjtë kubanezë sikurse Diaz kanë krijuar një mori portalesh kryesisht në Kubë, ku qasja në internet u zgjerua. Elaine Diaz shtoi se gazeta e saj do të refuzojë çfarëdo parash nga programi i Trumpit. Në Kubë njerëzit që marrin ndihmë nga amerikanët konsiderohen mercenarë.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën