Zhvillim

Mediat franceze shkruajnë për bukuritë natyrore të Shqipërisë

"Një bregdet i egër, male ideale për të shëtitur, një trashëgimi mahnitëse historike dhe arkeologjike, kjo është “Toka e shqiponjave”, që zbulon pasurinë e saj"

Gazetarja Marie-France Parra  e nisë rrëfimin e saj për Shqipërinë në revistën ‘Femme Actuelle’, duke shkruar për bukuritë natyrore të Shqipërisë. “Një bregdet i egër, male ideale për të shëtitur, një trashëgimi mahnitëse historike dhe arkeologjike, kjo është “Toka e shqiponjave”, që zbulon pasurinë e saj”, kështu e përshkruan gazetarja këtë vend duke u kërkuar bashkëvendësve të saj që ta vizitojnë atë.

“Nga Vlora në Sarandë, Riviera shqiptare është e mbushur me plazhe dhe limane ende të virgjër në gadishullin e Karaburunit dhe të Gjipesë, të cilat mund të arrihen përmes shtigjeve me gurë. Në plazhet më joshëse, në Dhërmi, Vuno e Sarandë, fillojnë vizitat që nga muaji maj. Jo shumë larg, fshati i vogël i Qeparosë, 300 metra më poshtë, u zgjodh si një nga fshatrat më të bukura në botë.

Duhet të marrësh për lart për të shkuar në kështjellat osmane në Berat, “qyteti i një mijë dritareve” dhe kishat e shumta të saj bizantine, dhe Gjirokastër, “Qyteti i Gurtë”, kjo është vetëm një pjese e përshkrimit të saj për Shqipërinë përcjell kosovapressi.

Kjo nuk është hera e parë që mediat  franceze shkruajnë për bukurit natyrore që ka Shqipëria.

 

http://www.femmeactuelle.fr/voyage/destination-voyage/albanie-dernier-secret-de-l-adriatique-41707