Sport

Mediat të bindura për kalimin e Shaqirit në Romë

Mediat italiane, por edhe ato angleze janë të bindura se Shaqiri do të largohet nga Stoke për t’iu bashkuar Romës

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri duket se karrierën do të vazhdojë te skuadra e madhe italiane, Roma.

 

Mediat italiane, por edhe ato angleze janë të bindura se Shaqiri do të largohet nga Stoke për t’iu bashkuar Romës, përcjell albinfo.ch.

 

Roma pas largimit të Mohamed Salah, ka nevojë për një lojtar anësor, dhe Shaqiri do të ishte ideal për të mbuluar këtë hapësirë.

 

Xherdan Shaqiri kishte luajtur edhe në Inter në Itali, por u largua pas vetëm gjashtë muajsh, duke mos lënë gjurmë.