Sport

Mehmedi afër Nices së Balotellit

Mediat italiane bëjnë të ditur se Mehmedi po kërkohet nga Nica dhe palët janë shumë afër marrëveshjes. Ai do të kalonte si huazim nga Bayer Leverkusen

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi dhe sulmuesi italian, Mario Balotelli mund të bashkohen në skuadrën franceze, Nice, shkruan albinfo.ch.

 

Mediat italiane bëjnë të ditur se Mehmedi po kërkohet nga Nica dhe palët janë shumë afër marrëveshjes. Ai do të kalonte si huazim nga Bayer Leverkusen.

 

Mehmedi është edhe sulmues në Përfaqësuesen e Zvicrës, madje njëri ndër lojtarët kryesor të Helvetikëve.

 

Mehmedi ka shënuar në Kampionatin Botëror dhe Evropian për Zvicrën.