Sport

Mehmedi ka ndërruar dy herë pelenat e të birit

Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Admir Mehmedi për herë të parë u bë baba. Djalin e tij e ka pagëzuar me emrin Noar më 10 maj. “Kam ndërruar vetëm dy herë pelenat”, thotë ai

Xhuxhi magjik Xherdan Shaqiri menjëherë dërgon një SMS për hir të sigurisë. Ai do të arrijë me vonesë në kampin e Zvicrës. Ekipi tashmë ka mbërritur në hotelin “Beaulac”, shkruan ‘Blick’.

 

Shaqiri i ka befasuar fansat e tij në “Instagram”, duke shpërndarë një foto dhe duke përdorur një shprehje filozofike. Shaqir filozofi. Por, ai nuk tregon as fotografinë ku e ka marrë, përcjell albinfo.ch.

 

Futbollisti i Mainzit, Fabian Frei vje me mjekër, derisa trajneri i tij Martin Schmidt u shkarkua. Sidoqoftë, ai nuk dëshiron të komentojë shumë këtë.

 

Ndërkohë, sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Admir Mehmedi për herë të parë u bë baba. Djalin e tij e ka pagëzuar me emrin Noar më 10 maj. “Kam ndërruar vetëm dy herë pelenat”, thotë ai.

 

Valentin Stocker i Hertha Berlinit është i lënduar dhe ende nuk dihet nëse do të luajë. Ndërkohë, në Përfaqësuesen e Zvicrës janë edhe disa emra të rinj për dy ndeshjet e radhës. Në mesin e tyre edhe Florent Hadërgjonaj.