Sport

Mehmedi kërkohet edhe në Itali

Siç raportojnë mediat italiane, Torino e ka si objektiv kryesor sulmuesi shqiptar, për të cilin kanë ofruar katër milionë euro, derisa Bayer Leverkusen kërkon tetë milionë

Pas Hamburgut në Gjermani e Nice në Francë, sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi kërkohet edhe nga Torino e Italisë, shkruan albinfo.ch.

Siç raportojnë mediat italiane, Torino e ka si objektiv kryesor sulmuesi shqiptar, për të cilin kanë ofruar katër milionë euro, derisa Bayer Leverkusen kërkon tetë milionë.

Mehmedi nuk është në planet e Leverkuesin dhe ai pritet të largohet nga skuadra gjermane, por ende nuk dihet se ku do të përfundojë.

Sulmuesi shqiptar është gjithashtu pjesë e Përfaqësueses zvicerane, duke qenë ndër lojtarët kyç të helvetikëve.