Bota
Menonitët në SHBA: Fëmijëri pa internet
Familjet menonite shmangin veturat, televizorët dhe kompjuterët - dhe flasin një gjuhë të vjetër shekullore të dialektit gjerman. Fotografja Hatnim Lee tregon përditshmërinë e tyre në Pensilvani, shkruan “Der Spiegel”.
Që në mëngjes përpara shkollës, Aaron duhet të shkojë në stan. Pas mësimit ai ha pak drekë, kryen detyrat e shtëpisë dhe shkon më pas në kopsht, për të mbledhur pemë dhe perime. Jeta e tij është me orar strikt, ndërsa koha e lirë e limituar.
12-vjeçari dhe prindërit e tij së bashku me motrat dhe vëllezërit janë pjesëtarë të komunitetit menonit, një kishë evangjeliste e themeluar në shekullin e 16-të në Gjermani, Holandë, Elsass dhe Zvicër, përcjell albinfo.ch. Sot në botë ka mes 1.3 dhe 1.7 milion ithtarë të menonitëve, të cilët praktikojnë përpikshmërisht besimin e tyre.
Për shumicën prej tyre janë tabu përdorimi i televizorëve, internetit dhe veturave. Fotografja e “New York”-er Hatnim Lee u njoh përpara tre vitesh me disa familje menonite, pasi vizitoi prindërit e tyre. Prej atëherë ajo takohet njëherë në muaj dhe fotografon përditshmërinë e tyre.
“Normalisht vij pasditen e hershme, e ndihmoj atë në punë, darkojmë së bashku dhe qëndroj edhe pak kohë me ata së bashku,” thotë Lee, përcjell albinfo.ch. Menonitët janë shumë të zellshëm dhe punojnë shumë orë në ditë. “Në fund të ditës jam e raskapitur.
Familjet që i portretizon Lee janë familje që në plan të parë jetojnë një jetë të thjeshtë fshatare. “Ata nuk duan të jenë pjesë e shoqërisë moderne dhe e shohin atë si llum.”
Përkundër amishëve, ata janë më pak rigorozë. Ata përdorin rrymën elektrike, fotografohen, kanë libra, gazeta dhe telefonë.
Nuk është e ndaluar të qeshësh dhe të argëtohesh
Sipas Lee besimi i tyre nuk përcaktohet përmes dogmave dhe ndalesave, por nga dëshira vullnetare. “Ata janë të krishterë entuziastë. Çdo të dielë shkojnë në kishë dhe fëmijët shkruajnë në shkollë.” Atje mësojnë përveç tjerash anglisht. Shumica e tyre edhe pas një periudhe të gjatë shekullore flasin gjermanishten e Pensilvanisë, e cila ngjan me dialektin e Pfaelzer.
Ajo që dallon është edhe veshja e vajzave me mbulesë dhe fund të gjatë nën gjunj. Të rinjtë kanë këmisha dhe pantollona të gjata. Shumica janë të përmbajtur. Në shtëpi secili duhet të ndihmojë, ku secili fëmijë ka detyrat e veta. Por ka edhe momente ku të gjithë argëtohen dhe qeshen. Si në pranverë mbi trampolinë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga