Autotech

Mercedesi sjell biçikletën e inspiruar nga AMG GT R

Mercedes-AMG GT R është një veturë e mrekullueshme. Ajo ka motor 4.0-litra V8 me 577 kuajfuqi. Megjithatë, për disa ditë blerësit mund të lënë këtë makinë dhe të zgjedhin ngasjen e një biçiklete.

Mercedesi ka një zgjidhje edhe për këtë rast. Kompania ka lansuar biçikletën ROTWILD të limituar e të inspiruar nga AMG GT R. E quajtur RS.2, biçikleta vërehet se është inspiruar nga supervetura gjermane.

Ajo kushton 7109 euro dhe “ka shtytje të mirë e stabilitet të lartë” edhe në kushte të këqija, transmeton Albinfo.ch.

Kjo është biçikleta e tretë që Mercedes-Benzi lanson si të inspiruara pas veturave. Në vitin 2013 kompania kishte lansuar biçikletën R.X45 AMG, dhe në vitin 2015 ishte lansuar biçikleta garuese e inspiruar nga GT S.