Lajme

Mërgimtarët i vidhen 14 mijë euro

Mërgimtari i cili jeton në Gjermani ka raportuar se i janë vjedhur 14 200 euro, derisa lajmi është konfirmuar edhe nga policia

 

Një mërgimtar i cili jeton në Gjermani ka pohuar se i janë vjedhur 14 mijë e 200 euro në Manastir të Maqedonisë.

 

Siç kanë njoftuar mediat shqiptare në Maqedoni, L. M. nga fshati Dolenc ka raportuar në Polici se një person i panjohur ka hyrë në banesën e tij në Manastir dhe i kanë marrë 14 200 euro, përcjell albinfo.ch.

 

Edhe Policia ka konfirmuar grabitjen ndaj mërgimtarit nga Maqedonia dhe ka filluar të merret me këtë rast. Vjedhja ishte kryer mes 24 e 25 marsit në rrugën “Mihajllo Andonovski” në Manastir.