Zhvillim

Mërgimtarët ndihmojnë shëndetësinë në Mitrovicë

Kontingjenti me ndihma përfshin pajisje teknike për institucionet e sektorit shëndetësor si: tavolina për pacientët dhe për invalidët, karroca invalidësh, si dhe aparate të ndryshme të cilat hyjnë në funksion për pacientë dhe për personat me aftësi të kufizuara

Mërgimtarët shqiptarë të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës, vazhdojnë të ndihmojnë në formë të ndryshme në Kosovë, raporton albinfo.ch.

 

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë në Norvegji dhe Suedi, të cilët kishin iniciuar mbledhjen e donacionit, Besnik Ramdani dhe Hektor Qyqalla, këto pajisja ua kanë dorëzua drejtoreshës së Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Vlora Haxhimehmeti, drejtorit të QKMF-së, Sami Kurti  dhe kryeshefit të QKMF-së, Vllaznim Hotit.

 

“Ky donacion do ta ndihmojë shumë punën e institucioneve shëndetësore dhe ua lehtëson jetën personave me aftësi të kufizuara. Pajisjet e dhuruara për QKMF-në  dhe për qendrat tjerat të mjekësisë familjare, do të ndikojnë drejtpërdrejt që të ketë shërbime më të mira për pacientët. Dua të shtoj se këto karroca si dhe disa pajisje tjera të rëndësishme, do t’i shpërndajmë edhe nëpër komuna  tjera, ku personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë për to”, ka thënë drejtoresha Haxhimehmeti.

 

Përfaqësuesi i komunitetit shqiptarë në Norvegji, Besnik Ramadani u shpreh  të jetë i lumtur që po i ndihmon bashkëkombësit e tij në nevojë dhe shëndetësinë e Mitrovicës.

 

Vlen të theksohet se ky kontingjent me ndihma nga ky komunitet përfshin pajisje teknike për institucionet e sektorit shëndetësor si: tavolina të ndryshme për pacientët dhe për invalidët, karroca invalidësh, si dhe aparate të ndryshme të cilat hyjnë në funksion për pacientë dhe për personat me aftësi të kufizuara.