Maqedonia

Mërgimtarët nga Zvicra investojnë me 15 mijë euro në një shkollë të komunës së Gostivarit

Mërgimtarët vazhdojnë të ndihmojnë në vendlindjet e tyre në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Shoqata Humanitare “Padalishti” me seli në Zvicër, ka investuar rreth 15 mijë euro në rinovimin e Shkollës Fillore “Gjon Buzuku” të Lagjes Grabanec të fshatit Padalisht të Komunës së Gostivarit, raporton “TV Globi”.

Në këtë shkollë nuk ishte investuar fare, derisa kushtet për nxënësit ishin shumë të rënda, përcjell albinfo.ch.

Për këtë arsye, Shoqata Humanitare ka vendosur që t’i ndihmojë, duke e rinovuar shkollën, dhe tani i plotëson të gjitha standardet evropiane.

Kjo nuk është ndihma e parë e kësaj shoqate në këtë fshat, dhe sigurisht as e fundit. Kështu janë shprehur përfaqësuesit e kësaj shoqate, derisa vendësit i kanë falënderuar për ndihmën që po e japin.