Kosova

Mërgimtarët nga Zvicra ndihmojnë familjet që kanë nevojë

Dy mërgimtarë me banim Wallis të Zvicrës kanë dhënë ndihma për disa familje në Kosovë

Mërgimtarët vazhdojnë të japin kontribut të madh në Kosovë. Së fundi dy mërgimtarë me banim Wallis të Zvicrës kanë dhënë ndihma për disa familje në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Ka qenë shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” që ka bërë të ditur se janë ndihmuar disa familje, të cilat ishte në gjendje të rëndë ekonomike.

“Aksion i madh humanitar në Prizren. Ndihmohen 25 familje nevojtare, familjet që i ndihmuam i gjetëm në gjendje të rendë ekonomike. Me halle e derte plotë, mbi te gjitha derti më i madh i shumicës së familjeve ishte se si t’iu mundësohet një strehim të përhershëm. Donatorë të këtij aksioni janë dy të rinj nga Kosova e me banim në kantonin Wallis të Zvicrës të cilët morën pjesë bashkë me ne. Emrat e tyre janë: Rami Islamaj dhe Benjamin Halili”, thuhet në njoftim.