Lajme

Mërgimtarët, të lodhur nga pritja në Merdare

Policia e Kosovës ka bërë apel që mërgimtarët të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare, që t’ju shmangen pritjeve të gjata.

Sikur çdo herë tjetër, edhe kësaj vere mërgimtarët që mësyjnë Kosovën për pushime, po ballafaqohen me pritje në pikat kufitare.

Mërgimtari Izet Vakaj shprehet për Trbuna.info se pritjet janë të gjata e të lodhshme, e pothuajse të padurueshme në temperatura të larta. Vakaj, për herë të parë po hyn në Kosovën nëpër pikëkalimin e Merdares.

Ndërsa rreshteri Fatmir Januzi pranon qe sot gjatë ditës kolonat kanë qenë më të gjata. Megjithatë, shprehet ai, kolona dhe fluks të mërgimtarëve sivjet ka më pak në krahasim me vitet paraprake.

Policia e Kosovës ka bërë apel që mërgimtarët të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare, që t’ju shmangen pritjeve të gjata.