Kosova
Mërgimtari dhuron një autoambulancë në Malishevë
Ndryshe, mërgimtari Qazim Hoti dhe familja Hoti nga Carralluka njihen për vepra humane, të cilët në vazhdimësi ndihmojnë popullatën në tërë vendin
Mërgimtari dhe humanisti Qazim Hoti nga Carralluka, i cili jeton dhe punon në Suedi, e ka sjellë një autoambulancë, donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, e cila do të përdoret për nevojat e kësaj qendre mjekësore.
Për këtë donacion të sjellë, humanistin Hoti e kanë falënderuar i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina.
“Kjo është një ndihmë e madhe dhe një vepër humane. Të ndihmosh apo të dhurosh për shëndetësi, do të thotë të shpëtosh jetë të njerëzve dhe unë, në emër të Komunës së Malishevës, ju falënderoj për këtë vepër të madhe dhe humane, që ju sot keni bërë për QKMF-në”, tha Begaj, përcjell albinfo.ch.
Edhe drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, në emër të institucionit që drejton, e ka falënderuar humanistin Qazim Hoti, për këtë donacion shumë domethënës për QKMF-në, e që do të përdoret në shërbim të pacientëve.
Ndryshe, mërgimtari Qazim Hoti dhe familja Hoti nga Carralluka njihen për vepra humane, të cilët në vazhdimësi ndihmojnë popullatën në tërë vendin.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike