Kosova

Mërgimtari dhuron një kombibus në Suharekë

Një mërgimtar nga Sllovenia ka dhuruar një kombibus për shoqatën e cila kujdeset për personat me aftësi të veçanta

Mërgimtarët vazhdojnë të ndihmojnë vendlindjen e tyre në shumë mënyra.

Së fundi, Adem Ramiz Arifaj, nga Peqani i Suharekës, i cili vepron dhe jeton në Slloveni, ka dhuruar një kombibus Qendrës së Rehabilitimit të Bazuar në Bashkësi (QRBB) “Handikos” në Suharekë, thuhet në njoftimin e Komunës, përcjell albinfo.ch.

Ky automjet është në gjendje të mirë teknike dhe është i përshtatshëm për transportin e përsonave me aftësi të kufizuar.

Nënkryetari i Komunës, njëherësh drejtor i “Handikos” në Suharekë, Rexhep Kuçi, me rastin e pranimit të këtij donacioni, ka falënderuar për gatishmërinë e bashkëvendësit që ka treguar në përkrahje të këtij institucioni në Komunën e Suharekës.