Lajme

Mërgimtari nga Zvicra ndihmon familjet nga Podujeva

Mursel Selmani, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, është donatori që ndihmoi mbi 40 familje të komunës së Podujevës, prej nga e ka edhe prejardhjen

Diaspora shqiptare vazhdon të kontribuojë në formë të ndryshme në Kosovë. Ata vazhdojnë të ndihmojnë familjet që kanë nevojë siç ndodhi edhe së fundi.

Mursel Selmani nga fshati Metehi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, është donatori që ndihmoi mbi 40 familje të komunës së Podujevës, prej nga e ka edhe prejardhjen, shkruan ‘DritarjaOnline’.

Ai ka shprehur dëshirën që t’iu ndihmojë familjeve që kanë nevojë, derisa atë në përzgjedhjen e familjeve e ka ndihmuar Iniciativa Vullnetare “RB” në krye me Reshat Blakçorin, derisa prezent ka qenë edhe vet donatori, përcjell albinfo.ch.

Ai ka ndihmuar familjen me nevojë me ushqim dhe gjësende tjera. Mërgimtari nga Zvicra ka dhuruar 3000 kg miell dhe 20 pako me vaj.

Ndërkaq një familje me varfëri ekstreme në Çenogë të Pakashticës, përpos gjërave ushqimore, është ndihmuar edhe me të holla.

 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemriMursel  Selmani
  • Prejardhja:Kosvoë
  • Vendi ku vepron:Zvicër
  • Profesioni:Humanitarë