Bota
Merkel: BE do të përpiqet të shmang luftën tregtare me SHBA-në
Pas vendosjes së tarifave të Presidentit amerikan Donald Trump, kancelarja Angela Merkel është deklaruar se BE do të përpiqet të shmang luftën tregtare me SHBA-në.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë ditës së sotme ka thënë se Bashkimi Evropian do të bëjë çdo përpjekje për të shmangur luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka shtuar se edhe Uashingtoni duhet të bashkohet në këto përpjekje, shkruan Albinfo.ch.
Aministrata amerikane, ka vënë tarifa mbi importet e aluminit dhe çelikut nga Bashkimi Europian dhe është duke shqyrtuar vënien e të njëjtave edhe në makina dhe kamionë.
Sipas Merkel “Ia vlen çdo përpjekje për ta qetësuar këtë konflikt, në mënyrë që ai të mos shndërrohet në luftë të vërtetë. Natyrisht se përpjekje duhen bërë nga të dyja palët”.
Merkel ka thënë edhe se funksionimi i mirë i ekonomisë varet nga vendet partnere të cilat punojnë së bashku.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur disa tarifa të cilat ai i ka quajtur ‘interes i sigurisë kombëtare të SHBA-së”.
BE që nga 1 korriku, ka vënë disa tarifa ‘hakmarrëse’ sa i përket eksporteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike