Bota

Merkel do të ndihmojë Macron-in për zvogëlimin e papunësisë në Francë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është zotuar për mbështetje maksimale për presidentin e sapozgjedhur francez, Emmanuel Macron.
Merkel uron Makron për suksesin e tij elektoral dhe premtoi për të ndihmuar Francën për t’u marrë me nivelin e lartë të papunësisë, që është dy herë më e lartë se në Gjermani. Merkel tha se vendi i saj do të punojë me Francën për të promovuar stabilitetin evropian.

“Ai sjell shpresë për miliona francezë dhe për shumë njerëz në Gjermani dhe në gjithë Evropën”, tha Merkel në një konferencë shtypi në Berlin, transmeton albinfo.ch.
Fitorja e Macron-it është pozitive për marrëdhëniet gjermano -franceze që janë në themel të politikës së jashtme gjermane, por rezultatet e zgjedhjeve në Francë nuk shkaktojnë ndryshime në kursin e saj ekonomik.