Bota

Merkel: Gjermania do të pranojë çdo muaj 500 refugjatë nga Turqia

Gjermania ra dakord për të pranuar çdo muaj 500 refugjatë nga Turqia, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Ankara, pas takimit me kryeministrin turk, Binali Jildirim.

“Vendosëm çdo muaj për të pranuar 500 refugjatë që të jemi në gjendje për të ndihmuar në këtë rast”, ka thënë Merkel, përcjell albinfo.ch.
Ajo nuk dha detajet e planit për të pranuar refugjatë. Sipas një burimi të qeverisë, qeveria gjermane ka marrë këtë vendim pak javë më parë, raporton DPA.