Bota

Merkel kërkon lirimin e gjermanëve të arrestuar në Turqi

Aktualisht sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, nën masa arresti në Turqi po mbahen 10 persona me nënshtetësi gjermane

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka kërkuar mirëkuptim nga bashkëqytetarët me origjinë turke në Gjermani për veprimet e saj ndaj qeverisë në Ankara.

“Unë me shumë dëshirë do të kisha raporte më të mira me Turqinë, por duhet të shohim realitetin”, është shprehur Merkel të martën në Berlin, në konferencën e shtypit pas pushimeve të verës.

Ajo foli për një “fazë shumë të komplikuar” në raportet gjermano-turke, raporton “DW”.

Ekziston edhe një kërkesë shumë e qartë e qeverisë gjermane, që gjermanët e arrestuar për shkaqe politike të lirohen menjëherë. Aktualisht sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, nën masa arresti në Turqi po mbahen 10 persona me nënshtetësi gjermane, ndër ta edhe gazetarët Deniz Yücel dhe Mesale Tolu si dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Peter Steudtner, përcjell albinfo.ch.