Bota

Merkel kritikon vendet evropiane që nuk pranojnë refugjatë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kritikoi vendet evropiane, të cilat thonë se nuk do të pranojnë refugjatë myslimanë. Në një intervistë me televizionin shtetëror ajo është shprehur se në BE do të bien dakord për çështjet më të vështira që lidhen me krizën e migracionit, njëra është se si të ndahen azilkërkuesit në mes të 28 anëtarëve e Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.

Ajo ka përsëritur se bllokimi i refugjatëve për shkak të fesë së tyre është i gabuar.

“Unë vazhdoj të mendoj se është e gabuar që disa thonë: Ne nuk duam myslimanë në vend, nëse bëhet fjalë për nevoja humanitare apo jo. Ne do të vazhdojmë për të diskutuar këtë”, shtoi Merkel. Ajo ka komentuar dje pas një serie të takimeve të iniciuara nga liderët evropianë me Berlinin për të sqaruar pozicionet për krizën e refugjatëve dhe të ardhmen e Evropës. Në të njëjtën intervistë kancelarja e Gjermanisë u bëri thirrje qytetarëve me origjinë turke të mos sjellin konfliktet nga Turqia në Gjermani.

“Ata të cilët jetojnë këtu prej vitesh dhe ndoshta kanë shtetësinë gjermane le të marrin pjesë në zhvillimin e këtushëm të vendit dhe në qoftë se ju e doni atë, ne do ta mirëpresim”, kërkoi Merkel.