Shkurt.ch
Merkel merr titullin “Doktor Nderi” nga Universiteti i Bernës
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi të enjten Universitetin e Bernës në Zvicër.
Në një ceremoni të veçantë ky universitet e nderoi Angela Merkelin me titullin Doktor Nderi. Ajo shprehet këtu për marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Zvicrës dhe për situatën e sigurisë në Evropë.
Më 2009 Universiteti i Bernës kishte planifikuar t’ia ndante titullin kancelares gjermane. Sot, gjashtë vjet më vonë, ajo ka arritur të marrë më në fund titullin nga universiteti zviceran.
Rektori Martin Tauber në fjalën e tij tha se vitet e fundit kanë treguar në mënyrë të qartë se vendimi i Universitetit të Bernës edhe nga perspektiva e sotme ishte më shumë se i justifikuar”.
Merkel nga ana e saj falënderoi drejtuesit e Universitetit të Bernës dhe në fjalën e saj të pranimit trajtoi temat aktuale, si kriza e Ukrainës dhe vlerësoi rolin e Zvicrës në misionin e OECD. Pastaj foli edhe për IS dhe natyrisht për situatën në Lindjen e Mesme, duke mos e lënë anash as krizës së refugjatëve. Ata gjithashtu kanë rikujtuar mbi marrëdhëniet e mira dhe ndërmjet Zvicër e Gjermanisë.
Titulli Doktor Nderi kancelares Angela Merkel nga Universiteti i Bernës i është ndarë për politikën e saj të dialogut.
Për më tepër, rreth angazhimit të saj për procesin e integrimit evropian, si dhe për të drejtat e grave dhe të njeriut në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë Shkolla Shqipe e fundjavës themeluar në janar 2009 nga një grup mësuesësh e vullnetarësh, pranë qendrës...
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
-
Irlandë: Ekspozitë nga artisti shqiptar, Azem Koleci
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja
Jeta në Zvicër
-
Ndërprerje e transportit publik në Gjenevë Priten ndërprerje të mëdha në linjat 15 dhe 17 të rrjetit të TPG gjatë një pjese...
-
Numër rekord i turistëve amerikanë në pistat zvicerane të skive
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja
-
Pensioni i 13-të i AHV-së do të financohet nga kontributet e punonjësve ose nga një rritje e TVSH-së