Bota
Merkel: Nuk duhet të harrojmë se kur flasim për migracion është fjala për njerëzit
Kancelarja gjermane Angela Merkes, ende nuk ka ndërruar mendje për të larguar emigrantët nga Gjermania e as nga vendet e tjera. Sipas saj emigrantët kanë nevojë për hyrje në Europë.
Udhëheqësja gjermane Angela Merkel ka hedhur poshtë deklartata e kryeministrit hungarez Viktor Orban lidhur me migracionin, duke thënë se ata nuk duhet të harrojnë se çështja ka të bëjë me njerëzit.
Në një konferencë të përbashkët të shtypit në Berlin, ajo tha se nëse Evropa donte të ruante shpirtin e saj, ajo nuk mund të shpërfillte nevojat dhe vuajtjet e njerëzve, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
Por zoti Orban tha se mënyra më e mirë për të qenë njerëzore ishte të mbylleshin kufijtë dhe të ndihmoheshin vendet nga të cilat vinin emigrantët.
Udhëheqësit e BE arritën një marrëveshje mbi migracionin javën e kaluar.
Megjithatë, dallimet mbeten në zbatim të tij.
Të dy udhëheqësit mishërojnë ndarjen e BE-së mbi migracionin.
Gjermania lejoi një milion njerëz të hyjnë në 2015, ndërsa Hungaria deri më tani ka refuzuar një skemë për të zhvendosur 160,000 refugjatë nga kampet e mbipopulluara në Greqi dhe Itali.
Megjithatë mediat gjermane raportojnë se shumica e emigrantëve të parregullt që hyjnë në Gjermani nuk shkojnë gjithsesi përmes Austrisë. Rreth tre të katërtat e 18,000 njerëzve që hynë në Gjermani morën rrugë alternative.
Rreth 56,000 emigrantë kanë arritur në Evropë deri tani këtë vit, thotë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin. Më shumë se një milion njerëz arritën në 2015.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
Jeta në Zvicër
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër? Këto ditë ka pasur disa arrestime në Gjermani për spiunazh të dyshuar për Kinën dhe një...
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve