Bota

Merkel përjashton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake të Gjermanisë në Siri

Sipas fjalëve të kancelares Angela Merkel (CDU), Gjermania nuk do të "përfshihet në luftë kundër Sirisë"

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënon Sirinë me ndërhyrje ushtarake – ndërsa mbështetje ka marrë nga Britania e Madhe dhe Franca. Ndërsa Gjermania?

Sipas fjalëve të kancelares Angela Merkel (CDU), Gjermania nuk do të “përfshihet në luftë kundër Sirisë”, edhe pse, në themel, për konfliktin ka masë të madhe të ideve të përbashkëta dhe duhet të qëndrohet në një linjë: që Bashar al Assadi të mos përdorë armë kimike.

Gjermania është vendi europian që ka strehuar numrin më të madh të refugjatëve sirianë.