Bota

Merkel pranon përqarjet në koalicion për çështjen e migracionit

Politikat për migrimin kanë bërë që koalicioni gjerman të ketë përçarje.

Në një konferencë për media gjatë ditës së sotme në Berlin, kacelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar se kriza e fundit qeveritarë në lidhje me politikat migratore në Gjermani, i ka kushtuar koalicionit humbje besimi.

Mediat gjermane kanë shkruar edhe për përqarjet në mes të koalicionit të kancelares gjermane, shkruan Albinfo.ch

Merkel ka thënë se debati mbi politikat e migrantëve ishte i rëndësishëm që të zhvillohej.

“Tonet ishin shpeshherë të ashpra dhe unë i jap shumë, shumë rëndësi gjuhës. Në të ardhmen problemet duhet të zgjidhen në një tjetër mënyrë”, tha Merkel.

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer kishte kërcënuar se do të prishte koalicionin me Angela Merkel nëse nuk gjendet një zgjidhje për numrin gjithnjë e në rritje të azilkërkuesve duke shkaktuar tronditje në nivel BE-je