Integrimi
Mervete Alijaj është zgjedhur kryetare e SPD-së, dega në Tuttlingen
Si vajzë vjeçe ajo ka ardhur nga Kosova në Gjermani, gjegjësisht në Bavari. Ka studiuar në Baden Württemberg dhe sot, shqiptarja 35 vjeçe punon si inxhiniere e diplomuar në Qendrën Llogaritare në Tuttlingen
Aktivistja Mervete Alijaj është bërë kryetare e degës së SPD-së (Partia Socialdemokrate e Gjermanisë) në qytetin Tuttlingen. Ky qytet gjendet në regjionin me të njëjtin emër, në Landin Baden Württemberg dhe ka 39 mijë banorë.
Në kuvendin vjetor të degës lokale të partisë, Alijaj është zgjedhur njëzëri në krye të kësaj organizate. Ajo zë kështu vendin e Fabian Rothfuss, i cili, për shkaqe profesioni, nuk ka kandiduar kësaj here për këtë post, shkruan schwaebische.de.
Pas zgjedhjes, Mervete Alijaj u është prezantuar kështu anëtarëve të degës: Si vajzë e vogël 7 vjeçe ajo ka ardhur nga Kosova në Gjermani, gjegjësisht në Bavari, transmeton albinfo.ch. Pastaj ka studiuar për inxhinieri në Landin Baden-Wurttemberg. Sot, shqiptarja 35 vjeçe punon si inxhiniere e diplomuar në Qendrën Llogaritare në Kampusin e Tuttlingenit.
Nga 1 korriku 2016 ajo këtu mban postin e përgjegjëses për barazi gjinore. Alijaj ka theksuar se këtë problematikë e ka shumë për zemër, pasi që problemet e grave të punësuara ajo i njeh nga përvoja e saj si nënë e një djali 3 vjeçar, transmeton albinfo.ch. Ajo angazhohet për arsimim për të gjithë, që nga çerdhja e fëmijëve deri në fakultet.
Se hapësira e pagueshme e banimit në Tuttlingen është “mall deficitar” nëna e re e ka provuar në lëkurën e vet. Mervetja banon në Wurmlingen por dëshiron të shpërngulet për të jetuar në qytetin e Tuttlingenit. Ajo është anëtare e degës së SPD-së në këtë qytet nga viti 2014.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën