Kosova

Mesazhi i ambasadorit Delawie

Në ditën e dytë të punës së tij ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Tahiri shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së SHBA-së drejt përmbushjes së objektivave gjithëpërfshirëse ligjore dhe institucionale, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa ambasadori, Greg Delawie, kërkoi që të punohet në forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Ambasadori Delawie dhe ministri Tahiri, ndanë bashkërisht konceptet dhe objektivat që duhet të zënë vend, në mënyrë që sistemi i drejtësisë të funksionojë mirëfilli sipas mandatit kushtetues dhe ligjor, e që paraqet një nga objektivat themelore të këtij mandati qeverisës.