Kuriozitete
Mesazhi i padërguar në telefon pranohet si testament
55-vjeçari kishte shkruar një mesazh në të cilin i ishte adresuar vëllait duke thënë se “do t’i lë gjithçka që kam ty dhe nipërve
Një gjykatë në Australi ka pranuar një mesazh të padërguar në telefonin e një të vdekuri si testament zyrtar.
55-vjeçari kishte shkruar një mesazh në të cilin i ishte adresuar vëllait duke thënë se “do t’i lë gjithçka që kam ty dhe nipërve”.
Mesazhi u gjet në folderin ‘drafts’ në telefonin e personit, një vit pas vdekjes së tij.
Gjykata Supreme e Brisbanet vendosi që shkrimi i tekstit ishte pikërisht në përshtatje me atë që dëshironte i ndjeri, shkruan albinfo.ch.
Në mesazh, burri kishte dhënë detaje për fëmijët se si t’i qaseshin llogarisë së tij bankare dhe ku kishte fshehur paratë në shtëpi. “Vendosni hirin tim në kopshtin prapa”, kishte shkruar ai. “Ka pak para prapa TV-së dhe pak në bankë”.
Sipas ABC News, gruaja e këtij burri kishte apeluar që të menaxhonte gjithçka që kishte lënë burri duke thënë se teksti nuk ishte valid si testament sepse nuk ishte dërguar kurrë.
Gjyqtarja Susan Brown deklaroi se mesazhi, që përfundoi me fjalët “Testamenti im” dëshmoi se ky mesazh ishte testament.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor