Kosova
Mesazhi i presidentit Thaçi për diasporën në Zvicër
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një videomesazhi në gazetën më të lexuar në Zvicër “Blick”, iu ka uruar të gjithë shqiptarëve në diasporë dhe Zvicër për dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Presidenti i Kosovës ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Zvicër le ta festojnë me krenari, me dinjitet pavarësinë e Kosovës, 10 vjetorin e shtetit tonë, transmeton Indeksonline.
“Të gjithë këta njerëz, gjithë këto familje që jetojnë në Zvicër, kudo janë kontribuues të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Çdo herë duhet të jemi mirënjohës Zvicrës për mikpritjen, sistemimin, për kujdesin që kanë treguar për 200 000 shqiptarë atje, për juve familje shqiptare të Kosovës. Shteti i Kosovës, do jetë gjithmonë mirënjohës juve, sikur që do t’i jetë mirënjohës edhe shtetit të Zvicrës, dhe tash ky raport Kosovë – Zvicër do jetë tradicional, do jetë i bashkëpunimit të ngushtë, e mirënjohës përgjithmonë”, ka thënë Thaçi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten por rritja u ngadalësua nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta