Sport

Mesfushori shqiptar ndahet me skuadrën zvicerane

Gjelbrim Taipi më në fund ka ndërprerë skuadrën me Wil, ku ishte i bllokuar në gjashtë muajt e fundit

Mesfushori shqiptar, Gjelbrim Taipi më në fund është një futbollist i lirë për të vazhduar karrierën e tij në një klub tjetër, Wil e kishte bllokuar në gjashtë muajt e fundit, shkruan albinfo.ch.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare U-21 dhe shihej si një përforcim i mundshëm edhe për Kombëtaren A. Taipi së shpejti do të zgjedhë një skuadër të re pasi ka ndërprerë marrëdhëniet me klubin tek i cili aktivizohej që në vitin 2013.

Mosmarrëveshjet me klubin që në verë kur ai u shpall në shitje nga FC Wil, bën që Taipi të kalonte pjesën e parë të këtij edicioni si shikues, pasi luajti në total 145 minuta në tre ndeshje në muajt korrik dhe gusht.

Më pas, filloi qëndrimi i gjatë në tribunë të lojtarit, i cili më në fund arriti që në ditët e para të janarit të ndërpriste me mirëkuptim marrëveshjen me klubin zviceran.